Stil jete

Ky komb nordik po vendos taksën turistike

Ky komb nordik po vendos taksën turistike

Islanda planifikon të vendosë një taksë turistike për të ndihmuar në mbrojtjen e natyrës së saj.

Vendi nordik ka parë një rritje të turistëve gjatë dekadës së fundit. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Bloomberg javën e kaluar, kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir tha se një taksë turistike mund të ndihmojë në luftimin e ndikimit që vizitorët kanë në klimën dhe mjedisin e vendit.

Sa do të jetë taksa turistike e Islandës?

Jakobsdóttir nuk specifikoi shumën e saktë të taksës turistike të Islandës , ajo i tha Bloomberg se "nuk do të ishte e lartë, fillimisht".