Stil jete

Ky djathë mund të jetë superushqimi më i fundit (dhe jo, nuk është francez)

Ky djathë mund të jetë superushqimi më i fundit (dhe jo, nuk

Studiuesit nga Norvegjia kanë zbuluar se ngrënia e një porcioni ditor (rreth 57 g) Jarlsberg (djath norvegjez) mund të ndihmojë në parandalimin e hollimit të kockave pa rritur kolesterolin e dëmshëm.

Jarlsberg është një djathë i butë dhe gjysmë i butë, i bërë nga qumështi i lopës. Djathi e ka origjinën nga një qytet me të njëjtin emër në Norvegjinë lindore.

Ekipi norvegjez shpreson se djathi mund të ndihmojë në ndalimin e osteoporozës dhe madje parandalimin e diabetit.

Hulumtimet e mëparshme sugjeruan se Jarlsberg mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të osteokalcinës – një hormon i lidhur me kockat dhe dhëmbët e fortë – por ende nevojiten studime të mëtejshme.

Tiranapost.al