Ky çift u martua dy herë dhe arsyeja është më shumë se romantike
Justice Stamper e kishte imagjinuar dasmën e ëndrrave që në fëmijëri. Vizioni i saj ishte një ceremoni intime, me temë fshati, të arreduar me luledielli.
Jeremy dhe ajo ishin njohur që në bankat e shkollës kur ishin 10 vjeç. Ai rrëfen se kishte pasur një admirim të thellë për të gjatë asaj kohe dhe marrëdhënia e tyre romantike lulëzoi gjatë viteve të shkollës së mesme.
Një aksident i rëndë automobilistik i shkaktoi Justices humbje të kujtesës.
Tragjikisht, më 20 gusht të 2014-ës, vetëm disa javë pas dasmës së tyre Justice pësoi aksidentin.
Jeremy kujton telefonatën shqetësuese nga Justice, zëri i saj i mbushur me lot dhe ankth.
Pas aksidentit ajo nisi një rrugëtim rikuperimi të ngadalshëm dhe të mundimshëm. Iu deshën më shumë se një muaj e gjysmë për të marrë guximin për t'i treguar Jeremy-t se nuk mund të kujtonte ditën e tyre të dasmës ose muajt para saj.
Jeremy, megjithëse padyshim i dëshpëruar, iu përgjigj: 'Ne do ta bëjmë përsëri'.
Jeremy nisi një fushatë për të mbledhur para për një martesë të dytë.
Hapi fshehurazi një fushatë GoFundMe. Objektivi i tyre ishte 5,000 dollarë. Ia doli t`i mblidhte dhe u martuan edhe njëherë. Ai për herë të dytë me të, ajo si të ishte hera e parë.