Stil jete

Kjo kompani dëshiron t'i paguajë një fjetësi 'të bezdisshëm' 250 dollarë në orë

Kjo kompani dëshiron t'i paguajë një fjetësi
Një kompani amerikane e rishikimit të dyshekëve do t’i pagujë rreth 250 dollarë në orë një fjetësi të bezditshëm.

Sleep Junkie, po kërkon një "person që ka probleme me gjumin" për të testuar "aplikacionet, jastëkët, maskat e syve dhe shtratin" e gjumit.

Gjatë dy muajve, aplikanti i zgjedhur do të provojë tetë produkte të ndryshme. Më pas, ata do të plotësojnë një rishikim nëse kanë vërejtur ndryshime në cilësinë dhe sasinë e gjumit të tyre.

Çdo formular rishikimi do të marrë rreth një orë për t'u plotësuar, thotë kompania, dhe personi i zgjedhur do të paguhet gjithsej 2,000 dollarë. Kjo do të thotë 250 dollarë në orë, gjatë tetë javëve.

Tiranapost.al