Stil jete

Kjo është mënyra më e mirë për të anuluar planet me miqtë

Kjo është mënyra më e mirë për të anuluar

Të gjithë e kemi kaluar këtë: keni bërë plane me miqtë, por me afrimin e ditës, jeni të rraskapitur dhe do të preferonit më shumë të flini se sa të dilni.

Një hulumtim i ri nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit sugjeron se nëse doni të ruani miqësinë, mënyra më e mirë për të anuluar një plan me miqtë është të tregoheni të ndershëm.

"Ne zbuluam se shumica e njerëzve nuk e kishin problem anulimin- ata nuk ndihen keq dhe e kuptojnë se gjërat ndodhin," tha William Chopik , profesor i asociuar në departamentin e psikologjisë në MSU dhe autori kryesor i studimit.

Nuk ka nevojë të stërmundohemi dhe të kërkojmë falje të tepërt në dhënien e shpjegimit.

"Në përgjithësi, njerëzit duan vetëm një njoftim në avancë dhe një mesazh ose telefonatë e thjeshtë do të jetë e dobishme," tha Chopik.

Tetëdhjetë për qind e të anketuarve thanë se anulimi i planeve nuk do të ndikonte në miqësinë e tyre. Nga ana tjetër shumica e të anketuarve thanë se do të hidhëroheshin nëse mësonin se arsyeja e dhënë ishte një gënjeshtër.