Stil jete

Ke dëgjuar ndonjëherë për Misofoninë? Mund të jesh duke vuajtur edhe ti

Ke dëgjuar ndonjëherë për Misofoninë? Mund të jesh

Mos tolerimi i tingujve të caktuar ka një emër dhe quhet misofonia. Ky është një çrregullim akustik që nuk është serioz, por që mund të kompromentojë disa aspekte të jetës, duke i bërë disa zhurma shumë të bezdisshme.

Dikush që përtypet ose gëlltitet, një foshnjë që qan, një qen që leh, frymëmarrja e rëndë e një personi - të gjitha këto janë klasa tingujsh që shkaktojnë misofoni më shpesh dhe nuk ka ende një ilaç apo terapi shëruese.

Termi misofoni rrjedh nga greqishtja "misos" që do të thotë urrejtje, dhe "fonos", tingull: prandaj kuptimi i drejtpërdrejtë është "urrejtja ndaj tingullit".

Që nga viti 2000, ky është njohur si një çrregullim më vete, shpesh i lidhur me format e çrregullimit obsesiv kompulsiv.

Ashtu si me problemet e tjera njohëse dhe të sjelljes, misofonia shkakton agresion, ankth dhe sulme paniku, dhe madje edhe episode të depresionit. Misofonia prek rreth 60% të njerëzve që vuajnë nga zhurma në vesh dhe 20% të të gjithë popullsisë. Misofonikët e kuptojnë se ata kanë një problem dhe se reagimet e tyre ndaj tingujve të caktuar janë të ekzagjeruara krahasuar me njerëzit e tjerë.

Misofonia: shkaqet e mundshme

Shkaqet e misofonisë ende nuk janë kuptuar plotësisht. Studimet kanë treguar se ka të ngjarë të ketë një mosfunksionim të sistemit të dëgjimit qendror. Përveç kësaj, një aktivitet më i madh ndodhi në korteksin prefrontal ventrocentral, të përfshirë në përpunimin e rrezikut dhe frikës. U pa gjithashtu një aktivitet më i madh i “insulës lob”, një zonë e trurit e përfshirë në proceset e përzgjedhjes në lidhje me atë që i kushtohet vëmendje, e lidhur kjo gjithashtu me zonat që rregullojnë emocionet dhe kujtesën.

Sipas studimeve, misofonia duket se zhvillohet në moshën pubertale, midis 9 dhe 13 vjeç, më shumë tek gratë.

Ekspozimi gradual për një periudhë kohe të zgjatur dhe konstante ndaj tingullit që shkakton misofoni duket se e mëson veshin dhe trurin me tolerancën, duke zvogëluar shkallën e intolerancës. Kjo terapi nuk është e vlefshme nga të gjithë mjekët, disa madje frikësohen se ky ekspozim mund ta përkeqësojë situatën.