Stil jete

Kate dhe biseda e saj empatike me një pacient që vuan nga kanceri

Kate dhe biseda e saj empatike me një pacient që vuan nga kanceri

Një video e shkurtër e Kate, jo si princeshë, por si një njeri me empati që ka kaluar përmes të njëjtës rrugë, me një pacient në kimioterapi, është shpërndarë në rrjet.

Përkulja e saj para pacientit, gjuha e trupit, timbri i zërit, të gjitha janë analizuar dhe admiruar në postime të ndryshme.

Kate i thotë pacientit se ka përballë dikë që sapo ka kaluar në atë rrugë e se kjo sëmundje është tashmë globale. Fatmirësisht Kate dy ditë më parë deklaroi se sëmundja nga trupi i saj është larguar. Me siguri ajo do të jetë një zë i fuqishëm në botë për luftën ndaj kancerit dhe nxitjes së diagnostikimit të hershëm.

Për më shumë, shiko videon