Stil jete

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra valixhe si në NY, Paris dhe Londër

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

Eva Chan drejtore e fashion për Instagram është dëshmitarja e kaosit në një fluturim nga Amerika, në Londër dhe Paris.

Eva tregon me foto të njëpasnjëshme dhe me shpjegime se si është nisur nga Aeroporti J.F. Kennedy natën dhe mes kaosit. Pas një ndalese në Londër ka vazhduar për në Paris. Tek familja e saj. Një njoftim i Air France, kompanisë me të cilën udhëtonte i prishi ditën, se java tashmë i ishte prishur.

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

Eva tregon se si ekranet ku tregohen pistat për të tërhequr valixhet nuk punonin. Kompania u dha udhëtarëve 6 copa letre ku shkruhej: Nëse emri juaj është në këtë listë, valixhja juaj nuk ka ardhur me këtë avion.

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

Emri i Eva Chen ishte në atë listë gjithashtu. Shpresonte vetëm që dhuratat për fëmijët të mos i kishte në valixhet e humbura, por në çantën e shpinës.

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

“Të gjitha fluturimet që kam marrë këtë javë, 6 në total kanë qenë kaotike, me vonesa, anulime, apo probleme të tjera të këtij lloji”, thotë Eva.

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

Foto dhe video/ Kaos në aeroporte. Linjat ajrore harrojnë qindra

Me foto tregon se si qëndron për minuta të tërë në linjën e Air France për të mësuar më shumë se ku kanë ngecur valixhet e saj. Derisa një video nga AF tregon mijëra valixhe të mbetura në Aeroportin Heathrow të Londrës.

“Të paktën AF e di se ku janë valixhet e mia tani”, shkruan ajo.


Këtë javë ka pasur shumë anulime, dhe shtyrje fluturimesh në gjithë botën. Bagazhe që mbeten pa marrë avionin si në këtë pamje në Heathrow, të fusin në panik.