Joe Jonas kërkon divorc nga Sophie Turner pas 4 viteve martesë

E Mërkurë 6 Shtator 2023, 12:20
TiranaPost
Joe Jonas dhe Sophie Turner po shkojnë në rrugë të ndara.
Këngëtari paraqiti një peticion për divorc në Florida të martën. Në peticion thuhet se martesa është "prishur në mënyrë të pakthyeshme".
Të dy janë prindër të dy vajzave që kanë lindur në 2020 dhe 2022. Jonas po kërkon kujdestari të përbashkët. Ai dhe Turner kanë një marrëveshje paramartesore, sipas dosjes.
Të dy filluan të takoheshin në vitin 2016 dhe u martuan në vitin 2019.
Asnjëri nga të dy nuk ka bërë ende asnjë deklaratë në lidhje me lajmin.