Edhe pse sapo është tejkaluar nga Mark Zuckerberg në renditjen e njerëzve më të pasur në botë, Jeff Bezos mbetet në podiumin e tre më të pasurve në planet (me pasuri prej 204 miliardë dollarësh). Ai është një nga njerëzit më me ndikim në fushën e teknologjisë. Falë suksesit të arrirë, ai shpesh pyetet se cilat janë sekretet apo hobit i tij. Çfarë e kanë bërë kaq të suksesshëm?
Përgjigja, e cila gjendet edhe në faqet e librave të tij, me sa duket është e thjeshtë: një orë shëtitje çdo ditë para fillimit të punës, e ashtuquajtura “futtering around”, pra një sërë aktivitetesh relaksuese.
Të bërit sport herët në mëngjes, sigurisht që nuk është asgjë e re, por edhe të bësh një shëtitje pa kontrolluar telefonin inteligjent për mesazhe dhe email, para fillimit të ditës së punës është gjithashtu e rëndësishme. Një ilaç si për shëndetin fizik, ashtu edhe për shëndetin mendor.
Nga kopshtaria e deri te ecja në natyrë janë të efektshme, por e rëndësishme është që ato të bëhen pa stres dhe të jenë aktivitete relaksuese.