Stil jete

Italia sugjeron: Makinën duhet ta ngisni pa syze dielli

Italia sugjeron: Makinën duhet ta ngisni pa syze dielli

Në Itali është përhapur lajmi se ndalohet ta ngasësh makinën me syze dielli, por në fakt nuk është diçka që ndalohet me ligj.

Ideja është që gjithçka mbetet në trajtën e një sugjerimi.

Pra, ky nuk është obligim, por rekomandim. Sipas këtij rregulli të ri të Kodit të Autostradave, drejtimi i makinës me syze dielli nuk garanton një pamje të qartë të rrugës për të shmangur çdo lloj pengese e parandaluar aksidentet.

Edhe në prani të diellit të fortë, në fakt, mund të ketë momente të shikueshmërisë së dobët kur do të ishte e preferueshme të mos kishim filtra që ndryshojnë perceptimin tonë.