Stil jete

Ish-konkurentja e Big Brother VIP Sara Berisha prezanton makinën e saj të preferuar!

Ish-konkurentja e Big Brother VIP Sara Berisha prezanton makinën e saj

Sezoni veror ka nisur dhe të gjithë janë përfshirë në “gjuetinë” e ditëve dhe momenteve të duhura, bashkë me mjetet më të përshtatshme për t’ju larguar zhurmave të qytetit, të nxehtit të asfaltit dhe kondicionerëve të zyrave, drejt valëve të detit apo shtigjeve të freskëta të maleve.

Sara Berisha, blogerja e famshme dhe ish pjesëmarrësja e edicionit të fundit Big Brother VIP ka realizuar arratisjen më të ëmbël drejt jugut të vendit.

Në një video të publikuar së fundmi në kanalet e saj, blogerja e modës shfaqet duke shijuar kohën e saj në Dhërmi, ndërsa drejton një nga modelet më të fundit të Volkswagen: Volkswagen T-Roc.

Stili unik i Sara Berishës dhe hijeshia e natyrës së asaj zone shfaqen në harmoni të plotë me dizajnin elegant dhe qetësinë që ofron ky model, në çdo terren.

T-Roc përfaqëson një gjeneratë të re SUV nga Volkswagen, të cilat kanë integruar komoditetin urban me forcën e një off-road, duke ofruar edhe opsionin 4x4.

Lehtësirat e shumta teknologjike dhe dizajni i kuruar ndihen në të gjitha momentet apo mjediset që Sara, ambasadorja e T-Roc në Shqipëri, ka zgjedhur të vizitojë dhe të ndajë me ne.

Ish anëtarja VIP e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila shquhet për zgjedhjet e duhura në modë, duket se nuk gabon as në zgjedhjet e transportit. Ftesa e saj për të shijuar një verë ndryshe me Volkswagen T-Roc vjen në momentin e duhur për shumë entuziastë të të jetuarit dhe të pushuarit të vërtetë; atij me stil dhe rehati.

*Ky shkrim është i sponsorizuar