Stil jete

Instagrami po forcon rregullat. Ja si do ta vërtetojë nëse dikush është 18 vjeç apo minoren

Instagrami po forcon rregullat. Ja si do ta vërtetojë nëse dikush

Instagram njoftoi të enjten se po teston opsione të reja. Aktualisht vetëm në SHBA, për t`u shtrirë më pas në gjithë botën. Do të verifikojë përdoruesit dhe moshën e tyre. A janë mbi 18 vjeç?

Për të adresuar shqetësimet e ligjvënësve dhe prindërve, Instagram do u kërkojë përdoruesve që verifikojnë moshën, duke ngarkuar një foto ID, duke regjistruar video selfie, ose duke u kërkuar miqve të përbashkët të konfirmojnë moshën e tyre.⁠

Kontrollet më të rrepta të moshës vijnë pasi Instagram u kritikua për ndikimin në shëndetin mendor të përdoruesve të rinj vitin e kaluar. Pasi u përball me reagime kritike, kompania krijoi më shumë mjete për kontrollet prindërore, si p.sh. Family Center.⁠