Humbi të dy prindërit në sulmin e 4 korrikut, mblidhen 1 milion paund për Aiden

E Mërkurë 6 Korrik 2022, 07:48
TiranaPost
Aiden, 2 vjeç u gjet i përgjakur pranë trupit të pajetë të babait të tij. Kevin McCarthy 37 vjeç dhe Irina McCarthy 35, u vranë në sulmin me armë në Highland Park, në Festën e 4 korrikut.
Arritën ta mbronin djalin me trupat e tyre. Qytetarët teksa vraponin ende të traumatizuar e gjetën Aiden të vetëm në shesh.
Vogëlushi u dërgua tek gjyshërit e tij Nina dhe Misha Levberg.
Është mirë, por do t'i duhet kohë të arrijë stabilitetin pas asaj që kaloi. Përveçse pa prindërit të gjakosur, për orë të tëra qëndroi me të panjohur, që në fakt i shpëtuan jetën.
Një llogari e hapur në GoFundMe ka mbledhur 1 milion paund deri tani. Paratë do të përdoren për rritjen e tij që të paktën të mos i mungojë asgjë materiale.