Stil jete

HBO fshin filmin “Bashkë me erën”: Është racist

HBO fshin filmin “Bashkë me erën”: Është racist

“Gone with the Wind”, ose “Bashkë me erën” nuk është më pjesë e katalogut të HBO.

Pas 10 çmimeve Oscar, filmi akuzohet si racist, pro-skllav dhe promovues i stereotipeve për njerëzit me ngjyrë. Ata portretizohen në film si dembelë dhe të paditur.

Për këtë arsye, kanali kabllor HBO, në këto ditë polemikash dhe përleshjesh pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga një polic, ka anuluar filmin nga katalogët e tij në internet.

“Heqja e filmit nuk është përfundimtare, por nëse do të rishfaqet do të duhet të paraprihet nga një diskutim i kontekstit të tij historik dhe një denoncim i mënyrës së portretizimit të njerëzve me ngjyrë dhe skllavërisë", sqarojnë përfaqësues të HBO.

*Burimi Business Insider

Lexo më shumë: