Pranoje edhe ti që “Bridgerton” mbaroi shumë shpejt. 8 seritë e sezonit të parë publikuar në 25 dhjetor u panë sa hap e mbyll sytë dhe po punohet për sezonin e dytë.
Sezoni i dytë do të rikthehet në pranverën e 2021-shit.
Po a do të jetë e njëjta kastë aktorësh?
Po dhe jo. Sigurisht që familja Bridgerton do të jetë në qendër të serialit edhe këtë herë, por historitë dhe aktorët në fokus ndryshojnë.
Sezonin e kaluar në qendër ishte Daphne dhe Simon, me historinë e tyre të veçantë të dashurisë, kurse këtë sezon do të jetë Anthony, djali i madh i shtëpisë. Në seritë e kaluara ai pati një histori dashurie me këngëtaren e operës, me të cilën në fund u nda për shkak të diferencave nga shtresat sociale prej nga vinin.
Duket se në seritë e reja do të jetë në kërkim të një gruaje.
*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al