Gjërat që njerëzit s`duan t`i dëgjojnë, por duhet t`i dëgjojnë

Të tjerët do t`ju trajtojnë më mirë kur kujdeseni për paraqitjen tuaj fizike. Fjalia që “nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët” është thjesht jo e zgjuar. Ti nuk kujdesesh për veten për të tjerët, por për veten tënde.
Njerëzit e tjerë mund të investojnë tek ty, por vetëm kur je tashmë i suksesshëm. Ka aty jashtë me qindra mijëra të rinj të talentuar dhe punëtorë. Megjithatë njerëzit e fuqishëm dhe me kapital janë selektivë. Kështu që mos prit për të ardhur mrekullia dhe as për të gjetur rrugën më të shkurtër. Bëj rrugëtim tënd në mënyrë të qëndrueshme.
Do jesh më i besueshëm për të tjetër kur ke një qëndrueshmëri financiare. Se ndonjëherë edhe nga varfëria, shumë njerëz janë më të interesuar për rrogën se për punën. Viktimizimi të fut në një rreth vicioz që s`ia vlen.
Do të të respektojnë më shumë kur nuk vuan të fitosh respektin e të tjerëve. Ndalo së menduari si t`i impresionosh të tjerët. Vetja jote e ardhshme do të të jetë mirënjohës. Sa më shumë të kërkoni vlerësimin e të tjerëve, aq më shumë do t`ju ulin.
Njerëzit e lumtur duan të dalin me ata që janë të lumtur. Për sa kohë që do jesh i mërzitur, i acaruar, i depresionuar, nuk do të tërheqësh rreth vetes njerëzit e duhur. Nëse s`të pëlqejnë miqtë që ke tani, puno me veten dhe ndrysho atë të parën.
S`ka asgjë të lezetshme të punosh pa pasur shpresa. Fakti që po vuan, nuk të bën njeri më të mirë. Sakrificat mund të jenë të nevojshme, por duhet të ketë edhe shpërblim herë pas here.
Jeta është e shkurtër. Jeton dhe vdes. Shumë njerëz me të cilët jeta t`i ka kryqëzuar rrugët në të kaluarën, e kanë harruar fare ekzistencën tënde. Kështu që relaks. Ji me këmbë në tokë. Mos mendo se ti i di të gjitha. Ji ambicioz, por jo lakmitar. Ji mendjehapur, por jo konfuz. Ji kurioz, por jo i shpërqëndruar.