Stil jete

Gjërat që mund të bëni për t’i ardhur në ndihmë mikeshës më të mirë kur është e mërzitur

Gjërat që mund të bëni për t’i ardhur në
Nëse shoqja juaj më e mirë ndihet e vetmuar, ndjen ankth ose nuk po e kapërcen dot ndarjen nga partneri, mund të përpiqeni t'ua përmirësoni humorin me disa gjeste të thjeshta.

1. Shkruajini një mesazh të përzemërt

Gjërat që mund të bëni për t’i ardhur në

Një mesazh i shkruar me kujdes nga mikja më e mirë mund të ndryshojë totalisht humorin. Aq më tepër nëse në të ka edhe nota humori, apo situate qesharake që keni kaluar bashkë.

2. Planifikoni një festë me pizhama

Gjërat që mund të bëni për t’i ardhur në

Takojeni shoqen që ka nevojë për ju personalisht, sepse kjo është mënyra më e mirë që ata të hapen ndaj jush dhe ju t’i kuptoni më mirë. Mblidhuni të gjitha shoqet, qani hallet, por mos harroni edhe të bëni qejf.

3. Përgatisni ushqimin e saj të preferuar

Gjërat që mund të bëni për t’i ardhur në

Pavarësisht nga situata, përgatitja e ushqimit të preferuar të shoqes suaj është një gjest që me siguri do të vlerësohet edhe nga ajo. Sidomos nëse është një nga ata persona që e dashurojnë ushqimin.

Në shumicën e rasteve, gjestet e vogla kanë ndikim të madh te miqtë tuaj të ngushtë, sepse nëpërmjet tyre u lini të kuptojnë se ju interesoheni vërtetë për ta sepse u doni të mirën.