Stil jete

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë. Kjo është lista me aktorë të Holliwood që urrejnë filmat ku kanë luajtur

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Shumë aktorë të famshëm të Holliwood kanë pranuar nëpër intervista që i urrejnë disa nga filmat në të cilët kanë luajtur.

Në vijim jepet lista me aktorë të kalibrit të lartë si George Clooney, Brad Pitt, MeganFox, Jessica Alba, Arnold Schwarzenegger e Sarah Jessica Parker që tregojnë se cilin nga filmt ku kanë luajtur ‘urrejnë’ më së shumti.

George Clooney - Batman & Robin

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

George Clooney ka pranuar që në atë kohë mendoi që ky film do të ishte një mundësi e mirë për të bërë karriërë, por tani nuk I pëlqen ta shikojë veten në një rol të tillë.

Halle Berry - Catwoman

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Halle Berry gjatë pranimit të çmimit Oskar u shpreh që kishte qenë menaxheri i saj ai i cili e kishte bindur të pranonte rolin në këtë film për të cilin është shprehur kohët e fundit që i duket sipër mban “peshën e dështimit”.

Brad Pitt - The Devil's Own

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Ka shumë filma që Brad Pitt mund të pendohet që i ka bërë por si më të keqin ai ‘The Devil's Own’. Ai e ka quajtur filmin një "katastrofë".

Jessica Alba- Fantastic Four

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Jessica Alba ishte një ndër aktorët e parë që u bë pjesë e një filmi me superheronj duke luajtur rolin e Invisible Woman në Fantastic Four. Por kjo përvojë e bëri aktoren që në një pikë të caktuar të donte të hiqte dorë nga aktrimi.

Ryan Reynolds - Green Lantern

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Ryan Reynolds nuk e ka parë kurrë të plotë ‘Green Lantern’, por ka parë mjaftueshëm sa për të ditur që është një katrahurë dhe për ta futur në listën e filmave që nuk i pëlqejnë aspak.

Sarah Jessica Parker - Sex and the City 2

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Edhe pse Sarah Jessica Parker do të njihet gjithmonë për rolin e Carrie Bradshaw në ‘Sex and the City’, kjo nuk do të thotë se filmi i dytë i pëlqeu. Në një intervistë ajo e quajti këtë film një dështim.

Arnold Schwarzenegger - Red Sonja

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Arnold Schwarzenegger e konsideron filmin fantazi ‘Red Sonja’ si më të keqin që ka bërë ndonjëherë. Ai ka thënë se mendon se filmi është aq i keq sa që është dënimi perfekt për fëmijët e tij “Kur fëmijët e mi nuk sillen mirë, ata dërgohen në dhomat e tyre dhe detyrohen të shikojnë ‘Red Sonja’ 10 herë. Nuk kam pasur shumë probleme me ta.”

Alec Baldwin - Rock of Ages

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Alec Baldwin është shprehur se e ka kuptuar që filmi ‘Rock of Ages’ ishte një zhgënjim ndërkohë që ishte ende në sheshxhirim dhe kritikët e audienca ishin tërësisht dakort me të.

Sylvester Stallone – Stop! Or My Mom Will Shoot

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Një nga aktorët më ikonë të Hollivudit, Sylvester Stallone do kujtohet gjithmonë për rolin e tij ‘Rocky dhe Rambo’. Por edhe Stallone ka një film të vetin që njësoj si publiku nuk e pëlqen aspak, komedia ‘Stop! Or My Mom Will Shoot’.

Megan Fox - Transformers

George Clooney, Brad Pitt, Megan Fox, Silvester Stallone dhe të tjerë.

Seritë e ‘Transformers’ mund të kenë sjellë fitime miliarda dollarëshe, por nuk janë pëlqyer asnjëherë nga kritikët, ashtu si dhe nga Megan Fox e cila mori pjesë në seritë fillestare të tij.