Stil jete

Çfarë (s') duhet të vishni në verë për t’ju shpëtuar mushkonjave

Çfarë (s') duhet të vishni në verë për

Nëse edhe problemi juaj më i madh për verën janë mushkonjat atëherë je në vendin e duhur. Në fakt ka një mënyrë për t’i shmangur, sipas një studimi të fundit dhe lidhet me ngjyrën e veshjeve tuaja.

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit zbuluan se mushkonjat tërhiqen nga e kuqja, portokallia, e zeza dhe cyan – një ngjyrë mes blusë dhe jeshiles.

Çfarë (s') duhet të vishni në verë për

Por nga ana tjetër u zbulua se insektet injoronin ngjyrat jeshile, vjollcë, blu dhe të bardhën, duke sugjeruar se këto janë opsionet më të mirat për t’u veshur kur të jeni në ambient të hapur këtë verë.

“Unë mendoja se janë tre gjërat kryesore që tërheqin mushkonjat: fryma juaj, djersa dhe temperatura e lëkurës tuaj. Në këtë studim, ne gjetëm një sinjal të katërt: ngjyrën” tha autori i studimit, Jeffrey Riffell.

Njerëzit nxjerrin dioksid karboni, të cilin insektet mund ta nuhasin, dhe eksperimenti tregoi se CO2 bëri që sytë e mushkonjave të preferonin disa ngjyra më tepër se të tjerat. Kur u shtua një spërkatje e dioksidit të karbonit, mushkonjat fluturuan drejt pikave që ishin të kuqe, portokalli, të zeza ose cyan – por shmangën ato që ishin jeshile, blu dhe vjollcë.