Stil jete

Çfarë nuk lejohet në shtëpinë e Kate & William dhe urdhëri që kanë dhënë për punonjësit

Çfarë nuk lejohet në shtëpinë e Kate & William

Princi George, Louis dhe Charlotte nuk do të kenë një jetë si gjithë të tjetër, por prindërit e tyre përpiqen që të paktën fëmijërinë ta kenë si të gjithë.

Për këtë arsye William u ka dhënë urdhër punonjësve që të mos veshin kostum. Në fillim nisi vetëm për të premten, por tani rregulli vlen për gjithë javën. Punonjësit e administratës shkojnë me veshje të zakonshme.

“Unë jetoj këtu dhe familja ime jeton këtu ku ju punoni. Fëmijët vijnë shpesh rrotull zyrës dhe nuk dua që të shikojnë gjatë gjithë kohës njerëz me kostume”, u ka thënë William që sapo ka marrë detyrën e Princit të Wells-it.

Rregulli tjetër që duhet ta zbatojnë edhe fëmijët lidhet me tonin e zërit. Ata e kanë të ndaluar të bërtasin. Edhe kur zihen me njëri-tjetrin dhe e teprojnë, Kate ose William i marrin mënjanë dhe kanë një divan kastile, ku ulen dhe flasin. Nuk u bërtasin. Janë autoritarë, por nuk e ngrejnë zërin. Kështu tregon ekspertja mbretërore Valentine Loë, në librin e ri “Courtiers: the Hidden Power Behind the Crown”.