Stil jete

Çfarë ndodh nëse Johnny Depp humbet gjyqin kundër Amber Heard?

Çfarë ndodh nëse Johnny Depp humbet gjyqin kundër Amber

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard po bën një pushim tre-ditor për shkak të fundjavës së gjatë të Ditës së Përkujtimit. Diskutimet do të rinisin nesër.

Gjyqi ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe shfaqet në çdo seancë online duke u ndjekur nga mijëra njerëz. Mund të duhen edhe disa ditë derisa juria të japë një vendim përfundimtar, por çfarë do të thotë për Depp nëse padia e tij për shpifje refuzohet?

Çfarë ndodh nëse Johnny Depp humbet gjyqin kundër Amber

Depp nuk do të marrë dëmshpërblimin e majmë

Në padinë ndaj Heard, Depp po kërkon një pagesë prej 50 milionë dollarësh për humbjen e të ardhurave, për shkak të një artikulli të ish-bashkëshortes së tij të shkruar në The Ëashington Post në 2018-ën. Ajo e përshkroi veten si një 'figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje' dhe ekipi ligjor i Depp pretendon se aktori ka humbur një shumë të konsiderueshme të ardhurash për shkak të insinuatës se ai ishte dhunuesi.

Nëse juria hedh poshtë kërkesën e tij civile, atëherë ai nuk do të marrë pagesën fitimprurëse dhe Heard nuk do të urdhërohet të paguajë tarifat e tij ligjore për gjyqin, me sa duket mjaft të kushtueshme.

Është gjithashtu e mundur që juria të dalë në përfundimin se Depp ka të drejtë dhe se ka humbur disa para, por që shifra prej 50 milionë dollarësh është e tepërt. Në këtë rast, atij mund t'i jepet një shumë më e vogël.

Më shumë përballje ligjore mund të vijnë për ta

Edhe nëse ai humbet në çështjen e gjykatës civile në Fairfax, Virxhinia, mund të zgjedhë ta apelojë vendimin. Megjithatë kjo është e vështirë, pasi për ta apeluar vendimin duhet të ketë prova të reja për të paraqitur në gjykatë.

Më shumë gjasa ka që Heard ta padisë Depp në gjykatë. Në fakt, Heard ka ngritur tashmë një kundërpadi ku kërkon 100 milionë dollarë nga ish-bashkëshorti i saj duke pretenduar se ai ka shpifur për të.