Stil jete

Çfarë është Belonefobia, frika që duhet ta luftosh sidomos këto ditë pandemike

Çfarë është Belonefobia, frika që duhet ta luftosh

Belonefobia është një emër që nëse për shumë është i panjohur, për akoma më shumë të tjerë përfaqëson një gjendje reale dhe të përditshme. Një fobi e vërtetë nga e cila vijnë ndjenja shqetësimi, paniku dhe ankthi. Një frikë iracionale dhe e vazhdueshme që ka të bëjë me objekte shumë specifike që të gjitha janë ose ngjasojnë me gjilpërën.

Bëhet fjalë për ata që kanë frikë nga gjilpëra, aget, thikat dhe në përgjithësi për çdo gjë që është e mprehtë dhe që mund të shkaktojë plagë ose gjakderdhje.

Belonefobia vjen nga greqishtja ‘βελ?νη’, gjilpërë.

Në varësi të objektit që e shkakton këtë frikë, mund të identifikohet me emra të ndryshëm. Në fakt, belonefobia njihet gjithashtu si:

aikmofobia, frika nga gjilpërat;

trypanofobia - frika nga injeksionet, shiringat ose pickimet;

por gjithashtu:

vaksinofobia, ankthi ndaj vaksinave dhe vetë vaksinimit.

Një frikë e tillë prek 10% deri në 20% të njerëzve. Belonefobia është futur edhe në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM), i hartuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë.

Një nga arsyet përse shkaktohet kjo fobi lidhet me përvoja traumatike të përjetuara më parë, mbase gjatë fëmijërisë. Po mund të ketë edhe një lidhje gjenetike, si për shembull kur një nga prindërit ka një frikë të tillë, mund ta trashëgojë atë tek fëmijët.

Simptomat mund të jenë:

të dridhura;

kruarje në të gjithë trupin;

iluzione optike dhe perceptimi i shtrembëruar i realitetit;

marrje mendsh dhe të fikët;

gojë e thatë;

mbajtje fryme;

konfuzion mendor;

të qara.