Çfarë duhet parë dhe çfarë duhet shmangur në Netflix?

Nëse je një nga ata që kalojnë më shumë kohë sesa duke parë filma në Netflix, nuk do lodhesh më. Më poshtë mund të njihesh me klasifikimin nga prodhimi “më i keq” në prodhimin “më të mirë” të 2021-shit.
Outside the Wire
Një film për ata që janë të fiksuar pas shkencës dhe teknologjisë dhe mbi të gjitha me filmat aksion.
Malcolm & Marie
Një regjisor dhe e dashura e tij kthehen nga xhirimet e një filmi dhe mbrëmja merr një tjetër kthesë duke testuar dashurinë e tyre krejt papritur.
To All The Boys: Always and Forever
Teksa Lara Jean Covey përgatitet për përfundimin e shkollës së mesme dhe hyrjen në moshën e rritur, një palë pushime do i ndryshojnë jetën dhe do e bëjnë të rimagjinojë se si do të duket jeta me familjen, miqtë dhe Peter pas diplomimit.
Pieces of a Woman
Është një histori thellësisht personale dhe e jashtëzakonshme e një gruaje (Vanessa Kirby - Fituesja e Aktores më të Mirë,në Festivalin e Filmit në Venecia) që mëson të bashkëjetojë me humbjen e saj.
Finding Ohana
Një verë në fshatin O‘ahu merr një kthesë emocionuese për dy vëllezërit e motrat e rritur në Brooklyn kur një ditar që tregon për një thesar të humbur prej kohësh i vendos ata në një aventurë të pazakontë me miq të rinj.
The Dig
Ndërsa afrohet Lufta e Dytë Botërore, një e ve e pasur (Carey Mulligan) punëson një arkeolog amator (Ralph Fiennes) për të gërmuar aty ku ka groposur pasurinë e saj. Ata do bëjnë një zbulim historik.
The White Tiger
Shoferi ambicioz (Adarsh Gourav) i një çifti të pasur indian (Priyanka Chopra Jonas dhe Rajkummar Rao) përdor zgjuarsinë dhe dinakërinë e tij për të shpëtuar nga varfëria dhe për t'u bërë sipërmarrës.