Stil jete

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po akuzohet për nxitje të pedofilisë?

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Balenciaga ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë dhe jo për mirë. Shkak është bërë fushata e fundit publicitare.

Për prezantimin e koleksionit të fundit të çantave u zgjodh një vogëlushe. Deri këtu nuk kishte asnjë problem. Problemi qëndronte tek detajet në sfond që u cilësuan si nxitëse dhe promovuese të pedofilisë. A kanë të drejtë njerëzit që janë revoltuar? Më poshtë ke të gjitha detajet shoqëruar me foto:

Detaji 1: Arushi lejla në duart e fëmijës

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Arushi lejla njihet si simbol i pedofilisë dhe fëmijëve të zbuzuar seksualisht. Zgjedhja e ngjyrës sigurisht mund të jetë rastësore.

Detaji 2: Shishja me përzierësin shkop poshtë këmbëve të fëmijës

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Ky mund të jetë një tjetër element rastësor, por nëse e shikon me syrin kritik, pamje mund të duket seksiste dhe mbi divan është një fëmijë. Këmbët e fëmijës janë të hapura.

Detaji 3: Ngjitësi që shkruan Balenciaga

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Pse duhet një ngjitës mes sfondit të rrëmujës? Ngjitësi shërben edhe për t`u mbyllur gojën viktimave të abuzimit. Për më tepër në të shkruhet Balenciaga.

Detaji 4: Kukulla të zezë, e zeza mbizotëruese…

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Detaji 5: Një gazetë mbi një tavolinë që jep një lajm abuzimi me një fëmijë.

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Po kjo veç dhe të gjitha sa më sipër a nuk i shtojnë dyshimet se nuk është aq naive sa duket situata.

Pas zhurmës në rrjet Balenciaga kërkoi falje. E cilësoi të gjithin një keqkuptim dhe i fshiu fotot nga faqet zyrtare. Edhe pse ato janë ruajtur dhe shpërndarë ngado.

Si për të qetësuar disi situatën postuan një tjetër foto, këtë herë me të rritur protagonistë. Në tavolinën e punës shfaqet aktorja franceze Isabelle Huppert që pozon në zyrë duke mbajtur një Balenciaga.

Dhe këtu del në pah detaji numër 6. Diku mbi tryezën e aktores shfaqet emri i një artisti belg, puna e të cilit përfshin përshkrime të të vegjëlve të abuzuar seksualisht dhe të tredhur.

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Fëmijë pa organe gjenitale dhe të gjakosur. Kjo është një nga punët e autorit belg.

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Çfarë bëri Balenciaga që ndezi inatin në rrjet dhe po

Reagimi i Balenciagës dhe fajësimi i kompanisë që realizoi fotot

Pas fotos së fundit Balenciaga në një tjetër reagim zyrtar sqaroi se nuk ka pasur dijeni për sfondin në të cilin do të realizoheshin fotot. Ka paditur kompaninë e prodhimit, por kërkon falje për 'mungesën e mbikëqyrjes'. Kërkon 25 milionë dollarë dëmshpërblim.

Qëndrimi i Kim Kardashian

Qëndrim publik mbajti edhe Kim Kardashian si një bashkëpunëtore e ngushtë me markën.

“Unë kam heshtur ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar për veten time se si mund të ketë ndodhur kjo. Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese”, tha ajo që shtoi se po mendon për ecurinë e bashkëpunimit.

Çështja mbetet ende e hapur!