Ekspertja e psikologjisë në Harvard tregon çfarë i pengon njerëzit në rrugën e suksesit
Luana Marques/ Ankthi, shqetësimi dhe ndryshimi janë të gjitha pjesë e jetës, por ato nuk janë armiq. Armiku numër 1 i heshtur i suksesit është mënyra se si ne reagojmë ndaj tyre.
Si psikologe e Harvardit, unë e kam vëzhguar këtë luftë. Unë vendosa një koncept për të, “shmangia psikologjike”, bazuar në 20 vitet e mia të kërkimit dhe punës klinike.
Shmangia psikologjike është çdo përgjigje ndaj një kërcënimi të perceptuar që sjell lehtësim të menjëhershëm emocional, por që vjen me pasoja afatgjata.
Për të jetuar një jetë të plotë, ne duhet të mësojmë t’i përballojmë sfidat dhe frikërat tona ballë për ballë.
Si ta trajtoni?
1.
Identifikoni frikën, më pas pyesni veten: ”Çfarë të dhënash kam për ta mbështetur këtë?” ose, ”Çfarë do të thoshte shoku im më i mirë në këtë situatë?” Provat empirike me të cilat keni dalë mund t’ju ndihmojnë t’ju nxjerrin nga ai mentalitet i dëmshëm.
2.
Identifikoni atë që vërtet ka rëndësi për ju dhe bëni një hap të vogël çdo ditë për të ecur në atë drejtim.
Nëse e vlerësoni familjen, caktoni kohë për t’u lidhur me të dashurit tuaj çdo ditë. Nëse keni një ëndërr krijuese, krijoni një orar të përditshëm për t’ia kushtuar asaj.
Edhe pesë minuta para se të shkoni në punë mund të bëjë ndryshimin dhe të jetë një katalizator për rritje dhe sukses afatgjatë.
*Luana Marques , PhD, është profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.