Stil jete

Ekspertët tregojnë çfarë ndodh brenda “kokës së maceve”

Ekspertët tregojnë çfarë ndodh brenda “kokës

Studimet e shumta kanë treguar se të paturit mace në jetën tonë na bën më të lumtur dhe madje më të shëndetshëm , por a mund të thonë macet të njëjtën gjë për njerëzit?

Macet shpesh shihen si kafshë të përmbajtura, të pakujdesshme dhe një keqkuptim i zakonshëm thotë se macet janë “interesaxhie” ndaj pronarëve të tyre.

“Macet nuk janë njerëz”, thotë Carlo Siracusa, i Shkollës së Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvanisë, për The Guardian këtë javë. “Dhe ata nuk janë qen. Njerëzit përqafohen dhe puthen. Qentë emocionohen shumë dhe kërcejnë përreth. Macet nuk bëjnë asgjë të tillë. Ato janë shumë më elegante.”


Një studim i vitit 2018 nga studiues në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se lënia e maceve të tregojnë vet kur dhe ku duan të jenë të përkëdhelura rrit dashurinë e tyre ndaj njerëzve. Macet kanë shumë më pak gjasa të shfaqin shenja shqetësimi ose agresioni kur u jepet zgjedhja dhe kontrolli dhe kur njerëzit janë në gjendje të lexojnë në mënyrë adekuate gjuhën e trupit të tyre, zbuluan studiuesit.

Por macet janë ende, në pjesën më të madhe, më të lumtura kur lihen vetëm, kryesisht sepse janë pasardhës të maceve të egra afrikane, një krijesë e vetmuar.

“Macet nuk janë sociale”, tha për The Guardian veterinerja klinike Karen Hiestand, nga Universiteti i Sussex. "Ato nuk kanë nevojë për miq." Megjithatë, në shtëpitë me shumë mace, macet shpesh tregojnë dashuri ndaj njëra-tjetrës duke u kujdesur.

Macet gjithashtu mund të ndihen në depresion, tha Hiestand, megjithëse mund të jetë e vështirë për t'u zbuluar sepse sjellja e maceve është shumë delikate .

“Ne nuk e vërejmë kur macet janë të mjera, sepse një mace e mjerë ulet pa lëvizur dhe nuk bën shumë zhurmë.

Shumica e maceve nuk kënaqen kur merren në krahë, përqafohen ose puthen.

Macet gjithashtu mund të ruajnë kujtime dhe madje të ëndërrojnë , kryesisht për njerëzit. Por vetëm për shkak se macet kanë aftësi të ngjashme njohëse me njerëzit, nuk do të thotë që janë aq të ngjashme.