Stil jete

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Nuk është aq e lehtë të pjekësh gjelin e detit. Nuk mjafton ta marinosh dhe futësh në furrë. Ka disa probleme që shfaqen rrugës dhe teknika për t`i zgjidhur.

Problemi numër 1

E ke të vështirë ta kuptosh kur është pjekur.

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Zgjidhja: Është koha për të marrë një termometër mishi. Thjesht futeni termometrin e mishit në zonën ku takohen kofsha dhe gjoksi - ai duhet të regjistrojë 71 gradë celcius kur të hiqet nga furra. Ka edhe termotër sonde që e lë gjatë gjithë kohës tek gjeli dhe të njofton kur temperatura rritet.

Problemi 2: Gjeli i detit është i thatë dhe pa shije.

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Zgjidhja: Për shkak se gjelat e ngrirë më parë kanë tendencë të humbasin lagështinë e tyre kur i shkrini, është e rëndësishme t`ua përmirësoni shijen. Kredhja në ujë me kripë është zgjidhja. Mund të duhet pak më shumë punë, por kullimi i gjelit të detit brenda natës i lejon zogut të thithë të gjithë shijen nga shëllira.

Kurse pasi të piqet, rreth dy orë më vonë filloni ta lyeni me lëng të nxehtë të aromatizuar me verë dhe erëza.

Problemi 3: Gjeli i detit duket i zbehtë dhe i dobët.

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Zgjidhja: Një zog i skuqur bukur është mbresëlënës dhe ka shije të mirë. Përpara se ta vendosni zogun në furrë, fërkojeni lëkurën me gjalpë ose vaj ulliri. Kjo do të ndihmojë lëkurën të skuqet më mirë dhe do ta bëjë atë të shijojë më shumë.

Problemi 4: Gjeli i detit po digjet.

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Zgjidhja: Letra e aluminit është mikja juaj. Nëse vini re se gjeli i detit po skuqet shumë shpejt, izolojeni me letër alumini për ta larguar nxehtësinë nga lëkura.

Problemi 5: Gjeli nuk ka shkrirë akoma.

Edhe ti i ke këto vështirësi kur gatuan gjelin e detit

Zgjidhja: Ky është një problem që ndodh gjatë gjithë kohës. Ajo që ju nevojitet vërtet ishte një vështrim në tabelën e udhëzuesit përpara ditës së madhe. Disa zogjve u duhen ditë për t'u shkrirë, por nëse koha është e limituar, mund ta shkrini në mikrovalë.