Stil jete

Ed Sheeran tregon pse nuk përdor telefon prej 10 vitesh

Ed Sheeran tregon pse nuk përdor telefon prej 10 vitesh

Ed Sheeran ka zbuluar së fundmi se një dekadë më parë ai "e hoqi qafe" celularin e tij.

"Unë nuk kam pasur telefon që nga viti 2015”, u shpreh ai.

Sheeran tha se vendimi i tij për të bërë pa telefon erdhi pasi kuptoi se sa kontakte kishte ruajtur para se të bëhej i famshëm.

“Unë kisha të njëjtin numër që në moshën 15-vjeçare dhe u bëra i famshëm dhe kisha 10,000 kontakte në telefonin tim që thjesht…do të shkruanin mesazhe gjatë gjithë kohës. Dhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me shumë njerëz. Unë thjesht humba ndërveprimin me jetën reale, kështu që hoqa qafe [telefonin tim], mora një iPad, zhvendosa gjithçka në email, të cilit i përgjigjem një herë në javë.