Stil jete

E vetmja media sociale pa 'Story', do ta ketë tashmë këtë opsion

E vetmja media sociale pa 'Story', do ta ketë tashmë

Instagram me Story, Facebook me Story, Whatsapp me Story, Twitter, Pinterest, LinkedIn. E vetmja media sociale që kishte mbetur pa këtë opsion, do ta ketë.

Tik Tok ka nisur eksperimentimin për versionin e ri.

Lajmi u dha për herë të parë nga themeluesi i Geekout, Matt Navarro, dhe një zëdhënës i TikTok. Opsioni i ri do të ndjekë të njëjtin parim duke i lejuar përdoruesit të postojnë foto dhe video 24 orëshe para se të fshihen automatikisht.

Vetë Instagrami e “vodhi” idenë e Stories nga Snapchat, por kjo është histori e vjetër.

Testet e para po kryhen në disa shtete të SHBA-së.

“Ne jemi gjithmonë duke menduar për mënyra të reja për t'i shtuar vlerat komunitetit tonë dhe për të pasuruar përvojën e TikTok”, tha zëdhënësi.