Stil jete

E mërkura është dita më e mirë për të hipur mbi peshore. Jua shpjegojmë pse

E mërkura është dita më e mirë për të hipur

Ta peshosh veten çdo ditë duket se nuk të sjell ndonjë përfitim.

Në përgjithësi është mirë të hipni në peshore një herë në javë për ata që ndjekin një rrugë ushqyese, një herë në 1-2 muaj për ata që nuk ndjekin asnjë dietë apo rregulli. Në këtë mënyrë ne mbajmë vetë-monitorim aktiv të sinjaleve tona fizike dhe jemi më të vetëdijshëm për lidhjen midis peshës dhe stilit të jetesës.

Duket se ka një ditë më të mirë se të tjerat për t`u peshuar dhe është e mërkura. Shpjegimi vjen nga një studim i Universitetit Cornell dhe është intuitiv: gjatë fundjavës priremi të shtojmë peshë dhe të humbasim pak nga pak në ditët në vijim. Kjo është arsyeja e thjeshtë se pse mesi i javës është koha ideale për të hipur në peshore.