Stil jete

E dashuroni apo thjesht keni pëlqim për të? Ja se si mund ta zbuloni 

E dashuroni apo thjesht keni pëlqim për të? Ja se si mund ta
Nëse ju kërkohet të rimendoni për ditët e universitetit, do të ketë të paktën një person me të cilin keni menduar se jeni dashuruar marrëzisht, por më vonë keni kuptuar se nuk ishte gjë tjetër veçse tërheqje. Kjo është diçka që ndodh pothuajse me të gjithë dhe bëhet e vështirë të bësh dallimin midis të dyjave.

Këtu janë disa mënyra që do t'ju ndihmojë të zbuloni nëse është dashuri apo thjesht tërheqje dhe që do t'ju shpëtojnë nga mundimet e panevojshme.

Dashuria meshikim të parë, është një mit

Ndërsa disa prej jush mund të mos jenë dakort, e vërteta është se ajo që njohim si dashuri me shikim të parë, është thjesht tërheqje.

Shikojeni në këtë mënyrë. Cila është gjëja e parë që shihni te një person? Duhet të jetë pamja e tij ose e saj. Dhe pamja nuk mund të jetë një kriter për të rënë në dashuri. Pra, në shumicën e rasteve kur shihni një person dhe zemra juaj fillon të rrahë, është tërheqje. Dashuria kërkon kohë për t'u krijuar.

Dashuria është sinonim i kujdesit

Nëse vuajtjet e tjetrit nuk ju shqetësojnë, por ju pëlqen të jeni pranë tij, nuk është nevoja t’ju themi që nuk është gjë më shumë se tërheqje.

Dashuria kërkon kujdes dhe nëse kjo e fundit mungon, nuk ka shanse që të jeni të dashuruar me atë person, pavarësisht sa shpjegime të përsosura mund të ofroni

Ju mungojnë vetëm kur jeni vetëm

Nëse jeni jashtë me miqtë tuaj dhe personit juaj i veçantë nuk ju shkon fare në mendje dhe vetëm kur ktheheni vetëm në shtëpi pas një dite të gjatë ju mungojnë, është një tregues i qartë i tërheqjes.

Dashuria nuk pyet për kohën apo vendin. Nëse e doni një person, ai ose ajo është në mendjen tuaj gjatë gjithë kohës. Nëse e gjeni veten duke menduar për një person vetëm kur jeni vetëm ose kur jeni të mërzitur, duhet t'i mendoni ndjenjat tuaja një herë përpara se ta quani atë dashuri.