Stil jete

Dubai po importon akull nga Groenlanda, por pse?

Dubai po importon akull nga Groenlanda, por pse?

Dubai po importon nga Groenlanda në mënyrë që t’i përdorin në bare-restorante për të ftohur pijet. Kompania, Arctic Ice, dërgoi kontejnerin e saj të parë me rreth 22 tonë akull të Grenlandës në Dubai për në restorante, me qëllim që ta servirin në pijet e shtrenjta.

"Ne po kërkojmë për akullin më të pastër," tha Malik V. Rasmussen, një nga bashkë- themeluesit e Akullit Arktik.

Pasi të kenë dalluar një ajsberg që u pëlqen, e tërheqin atë në një anije duke përdorur një vinç, e presin në copa më të vogla dhe e paketojnë në arka të izoluara. Një mostër e çdo ajsbergu testohet në një laborator për t'u siguruar që nuk ka mikroorganizma ose baktere.