Drama Blake Lively, Justin Baldoni dhe dështimi i Epokës #MeToo

Gjatë turneut promovues për filmin "It Ends With Us", diçka nuk ishte në rregull mes aktorëve kryesorë Justin Baldoni dhe Blake Lively. Së pari, Baldoni dhe Lively praktikisht nuk u panë kurrë bashkë. Ishte e qartë se diçka kishte ndodhur në xhirime dhe shenjat tregonin se shumica e aktorëve përkrahnin Lively. Por ndërsa fansat shikonin videot e Lively duke promovuar filmin, opinioni publik filloi të kthehej kundër saj. Intervistat përmbanin të qeshura dhe shaka, të cilat dukeshin pa takt, duke qenë se filmi kishte të bënte me dhunën në familje.
Në fund të dhjetorit, Megan Twohey, Mike McIntire dhe Julie Tate botuan një artikull në New York Times. Historia zbuloi abuzimet që Lively dyshohet se kishte përjetuar në xhirime nga Baldoni dhe Jamey Heath, producenti kryesor i filmit. Lively akuzoi Baldonin dhe producentët e filmit për sjellje të papërshtatshme dhe keqtrajtime gjatë punës dhe situata të tjera të dyshimta. Ndërkohë, Baldoni ka kundërshtuar akuzat dhe ka ngritur një një padi për shpifje ndaj New York Times, duke pretenduar se historia është manipuluar për ta dëmtuar atë.
Twohey njihet si një arkitekte kryesore e narrativës bashkëkohore #MeToo . Në vitin 2018, ajo fitoi një Pulitzer, së bashku me Jodi Kantor dhe Ronan Farrow, për reportazhin e saj mbi historikun e abuzimeve dhe dhunës së Harvey Weinstein. Ky ishte fillimi i një lëvizjeje, të nxitura nga fjalimet e grave.
Në një periudhë ku lëvizja #MeToo ishte forcë e madhe në Hollywood, historia e Lively dhe Baldoni tregon se si narrativat dhe lajmet mund të shtrembërohen dhe të përdoren për përfitime personale ose politike. Edhe pse një pjesë e madhe e industrisë e ka mbështetur Lively, shumë fansa dhe komentues në rrjetet sociale janë ndarë në dy grupe, duke u bërë pjesë e një lufte kulturore që ka të bëjë më shumë me përkrahjen e fansave se sa me gjetjen e të vërtetës.
"Ne nuk jemi më në epokën #MeToo ," shkruan Doreen St. Félix për New Yorker. "Historitë e ngacmimeve dhe abuzimeve tani marrin një pritje të ashpërdhe cinike.”
Reportazhi që lulëzoi në fund të viteve 2010 nuk mund të depërtojë në internetin e sotëm të paqëndrueshëm, ku informacioni është dezinformim dhe viktimat janë shkelës. Në procesin gjyqësor online të Lively kundër Baldonit, fjala që shfaqet vazhdimisht nuk është abuzim, por "rrëfim".
"Ajo që ka rëndësi është historia e cilës palë i përshtatet më mirë politikave të kohës sonë," vazhdon St. Félix.