Stil jete

Në Amerikë një 13 vjeçari nuk i shesin birrë dhe cigare, por armën e blen tak fak. Video që po alarmon rrjetin

Në Amerikë një 13 vjeçari nuk i shesin birrë dhe

Bëhet fjalë për një dokumentar të realizuar në 2016-ën, por që pas vrasjeve masive në shkollën e Teksasit, vlen t`i rikthehesh. HBO Max në RealSports, në një nga episodet mori për protagonist basketbollistin e të rinjve, Jack.


Historia nis nga makina ku Jack është ulur në sediljen e pasagjerit dhe makinën e nget nëna e tij, se atij nuk i lejohet, është 13 vjeç.

Më pas provon të blejë alkool në disa dyqane dhe markete me radhë, e pyesin për moshën dhei thonë më pas që nuk lejohet.

Të njëjtën përgjigje negative merr edhe kur kërkon të blejë cigare. Duhet të jesh mbi 18 vjeç që të blesh alkool dhe cigare.

Duhet të jesh mbi 21 vjeç të blesh një armë. Po këtë të fundit, edhe pse vetëm 13 vjeç e merr pa mundime. Xhirimet janë bërë më së shumti me kamerë trupi. Pamjet janë reale. 6 vite më pas asgjë nuk ka ndryshuar. Mesazhi është i qartë. Në Amerikë është më e lehtë të blesh një armë, sesa cigare.