Ç'do të thotë kur të ftohet hunda edhe në ambient të ngrohtë

Hunda e ftohtë nuk është vetëm një shenjë e acarit dhe të ftohtit. Mund të kesh hundë të ftohtë edhe në mjedise të ngrohta. Në këto raste trupi ka nevojë për më shumë vëmendje.
Mund të jetë shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut
Një filxhan i nxehtë çaji ose kafe, mund të na ndihmojë të ngrohemi.
Keni qenë të mbingarkuar me punë
Një studim në Universitetin e Nottingham-it zbuloi një lidhje midis temperaturës së trupit dhe sasisë së stresit në trurin tonë. Gjatë hulumtimit, sa më shumë që pjesëmarrësit përqendroheshin në detyrat e tyre, aq më shumë u ftoheshin fytyrat, veçanërisht në zonën përreth hundës. Nëse ndiheni kështu edhe gjatë punës, mund të keni nevojë për një pushim të shpejtë para se të rifilloni aktivitetin tuaj.
Jeni nën një stres të madh emocional
Stresi emocional mund të jetë shkak për fenomenin e Raynaud, i cili bën që enët e gjakut të ngushtohen në ekstremitet për një periudhë të shkurtër kohe.
Hormonet mund të mosekuilibrohen
Kur nuk po prodhoni mjaftueshëm hormone të tiroides, metabolizmi i trupit tuaj mund të ngadalësohet.