Stil jete

Divorci më i shtrenjtë në botë/ Sa para do ndajnë Melinda dhe Bill Gates?

Divorci më i shtrenjtë në botë/ Sa para do ndajnë

Divorci i Bill dhe Melinda Gates është mbase më i shtrenjti në historinë e ndarjeve. Pas 27 viteve martesë, ata do duhet të ndajnë pasurinë prej 130 miliardë dollarësh.

Divorci më i shtrenjtë në botë/ Sa para do ndajnë

Kërkesën për divorc e ka dorëzuar në gjykatë Melinda që pas finalizimit do të bëhet një ndër gratë më të pasura në botë dhe do të hyjë në grupin e ish-bashkëshortes së Jeff Bezos e cila mori pas ndarjes 60 miliardë dollarë.

Nga pasuria e tyre secili nga tre fëmijët do të trashëgojë vetëm 10 milionë dollarë. Pjesa tjetër do të shkojë për Fondacionin Bill dhe Melinda Gates.

Ata kanë në pronësi edhe një fermë prej 14 mijë e 500 hektarësh, zotërojnë hotelin “Four Seasons”, kanë aksione në bursë. Gates zotërojnë një koleksion automjetesh duke përfshirë një ‘Porsche’ të rrallë në vlerën e milionë dollarëve; një koleksion arti që përfshin një libër shkrimesh dhe skica prej 30 milionë dollarësh nga Leonardo Da Vinci; dhe një seri avionësh privatë. Nuk po përmendim asnjë nga pallatet dhe apartamentet e shumtë që zotërojnë apo tokat bujqësore në 18 shtete.

Nëse do duhet t`i sheshin dhe të ndajnë paratë, apo t`i ndajnë në mirëkuptim pa i shitur, kjo mbetet për t`u parë.

Dy javë më parë çifti doli në një video live, dukeshin shumë mirë së bashku, por referuar dokumentacionit të divorcit, mediat e huaja bëjnë me dije se kjo histori ca ka kohë që po gatuhet.