Të gjitha janë ndarje të bujshme, por jo të gjitha janë të zhurmshme. Divorci më paqësor i kohëve të fundit është ai mes Gisele Bundchen dhe Tom Brady. Shkaku thuhet se ka qenë puna. Ai iu rikthye karrierës sportive dhe duket se ky ishte një vendim që e mori vetëm. Megjithatë, Gisele i uron më të mirën, të paktën publikisht.
Puna mendohet se ka qenë arsyeja e ndarjes edhe për Sophie Turner dhe Joe Jonas. Ky i fundit thuhet se ka angazhuar disa media të ndryshme të shkruajnë se sa shumë punon ajo jashtë shtëpisë e se sa shumë kohë kalon ai në shtëpi me vajzat. Gra të ndryshme nëpër botë janë revoltuar për mënyrën që Joe ka zgjedhur ta luftojë nënën e vajzave të tij. Sa për kujdestarinë, sipas kontratës paramartesore që kanë, do të duhet ta ndajnë me njëri-tjetrin.
Një divorc të vështirë për shkak të fëmijëve po kalon edhe Tiziano Ferro. Ai shkruante në statusin ku njoftonte ndarjen se anulonte gjithë turneun pasi kishte mbetur me fëmijët jashtë Italisë. Siç duket partneri i tij nuk pranon të firmosë daljen e fëmijëve nga territori.
Një tjetër çift homoseksualësh i dha fund martesës pak java më parë. Bëhet fjalë për Ricky Martin dhe Yosef. Ata duket se po e kalojnë në paqe këtë proces.
Siç Kevin Costner dhe gruaja e tij e mbi 18 vjetëve Christine Baumgartner. Ishte një ndarje e papritur, por ndodhi. Kevin dhe Christine kanë bashkë tre fëmijë.
Sa për divorc të zhurmshëm, me statuse, dedikime, këngë, intervista është ai i Shakirës dhe Piqeu, por pak më i vjetër se këta të tjerët. Ata ende nuk e kanë gjetur paqen.