
Disney është bërë studioja e parë e madhe e Hollivudit që ndalon shfaqjet e saj në Rusi.
“Duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe krizën tragjike njerëzore, ne po ndalojmë publikimin e filmave në Rusi, duke përfshirë atë të ardhshmin ‘Turning Red’”, tha në një deklaratë një zëdhënës i Walt Disney Co.
“Ne do të marrim vendime në vazhdimësi, në të ardhmen, bazuar në situatën në zhvillim. Ndërkohë, duke pasur parasysh shkallën e krizës së refugjatëve, po punojmë me partnerët tanë të OJQ-ve për të ofruar ndihmë urgjente dhe ndihmë të tjera humanitare për refugjatët”, shtoi ai.
Disney nuk është i vetmi. Pornhub ka vendosur gjithashtu të mos i bëjë të aksesueshme videot me përmbajtje për të rritur, në territorin rus apo në serverat rus.