Stil jete

Disa mënyra për të shfrytëzuar sa më shumë kohën e pushimit, pa menduar për punën

Disa mënyra për të shfrytëzuar sa më shumë
Nonjëherë mund të ndjeni vërtetë nevojën e disa ditëve pushim për shkak të mbingarkesave në punë dhe stresit që vjen me të, i dyfishuar ky gjatë kohës së pandemisë, kohë në të cilën po mundohemi të përshtatemi sa më shumë.

Por sipasi një sondazhi me 2000 punëtorë nga Apple Vacations, një agjenci pushimesh, njerëzve që punojnë u duhen thuajse 4 ditë për të shkarkuar stresin e punës gjatë pushimeve. Pothuajse gjysma e tyre (47%) ndihen fajtorë edhe për pushimet që bëjnë.

Pavarësisht se sa kërkuese ose e vështirë mund të jetë puna, është shumë e nevojshme të gjesh kohë për t’u qetësuar. Ne ju vijmë në ndihmë me 4 mënyra për të shfrytëzuar sa më shumë kohën tuaj të pushimit:

1. Fshi aplikacionin e emailit
Të gjithë e dimë se një pushim nga teknologjia është i mirë, por në këtë epokë dixhitale, mund të jetë e vështirë të shkëputesh. Të lëshosh celularin nga dora mund të jetë e dobishme si fillim, por dëshira për ta kontrolluar mund të të bëjë që të heqësh dorë.

Nëse kuptoni se është shumë e vështirë t’i rezistosh tundimit, merrni parasysh të fshini emailin e punës nga telefoni. Përpiquni ta bëni patjetër gjatë fundjavave dhe veçanërisht gjatë pushimeve.

2. Praktikoni rimëkëmbjen proaktive
Praktikimi i rimëkëmbjes proaktive, i cili përbëhet nga ushtrime dhe aktivitete që ju ndihmojnë të rifitoni energjinë tuaj fizike, emocionale dhe mendore është një mënyrë e shkëlqyer për t’u rimbushur me energji pozitive.

Në fakt, sipas një studimi nga International Journal of Ëorkplace Health and Management, stërvitja jo vetëm që përmirëson mirëqenien, por përmirëson aftësitë e pjesëmarrësve të studimit për menaxhimin e kohës dhe kompletimin e ngarkesës së punës me 72%.

3. Shpërqëndroni veten
Është e lehtë të ndalosh së punuari, por për disa nuk është aq e lehtë të ndalojnë së menduari për punën. Nëse është ende e vështirë të bëni përpjekje të ndërgjegjshme për t’u shkëputur, zgjidhja mund të jetë të bëni diçka tjetër për të qëndruar i zënë.

Hobet që kërkojnë përqendrim, si qepja ose përpunimi i drurit, ju lejojnë të përqendroheni në përfundimin e asaj detyre specifike dhe mund të përmirësojnë kujtesën.

4. Komunikoni me menaxherin tuaj paraprakisht
Nëse kufijtë dhe ekuilibri i duhur punë-jetë nuk janë vendosur, puna dhe jeta mund të ndikohen negativisht. Thjesht të qenit transparent me menaxherin tuaj mund të jetë i dobishëm.

Kujdesi për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore do t’ju bëjë një punonjës më të mirë në përgjithësi.