Stil jete

Dikush imiton Robin Williams teksa qan vdekjen e shokut të tij. Vajza e aktorit: Mjaft ma dërguat atë video!

Dikush imiton Robin Williams teksa qan vdekjen e shokut të tij. Vajza e

Teksa aktori Robin Williams po përgatitej për regjistrimin e filmit "Mork & Mindy", mëson se miku i tij John Belushi kishte ndërruar jetë. Kjo skenë është improvizuar nga aktori Jamie Costa dhe video ka bërë xhiron e rrjetit. Ka rënë edhe në duart e Zelda-s, vajzës së Williams. Njerëz pafund ia dërgojnë në rrjete sociale. Aq, sa e kanë lodhur dhe e kanë trishtuar.

Ndaj në një postim në Twitter, Zelda shkruan: “Ju lutem, ndaloni së m`i dërguari ato foto. E kam parë. Jamie është super i talentuar. Nuk kam asgjë kundër tij. Po s`mund të më dërgoni vazhdimisht një video ku babai im shfaqet në një nga ditët më të trishtuara të jetës”.