Stil jete

Detaje nga vetëvrasja e 13-vjeçarit. Po bënte video për Tik Tok

Detaje nga vetëvrasja e 13-vjeçarit. Po bënte video për

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Lushnje, ku 13 vjeçari me inicialet A.S u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga prindërit.

Dëshmitë e bashkëmoshatarëve tregojnë se A.S ishte shumë i dhënë pas Tik Tok dhe se dyshimet janë që vdekja e tij erdhi si pasojë e një videoje që po realizonte pikërisht për këtë rrjet social.

Një nga shokët tregon sesi 13 vjeçari ka pasur në dorë edhe një thikë për të prerë litarin, por nuk ka mundur dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga kontrolli i bërë në telefonin e tij janë gjetur video me përmbajtje dhune, por edhe këngë melankolike që shërbeni si bazë për realizimin e këtyre videove.