Stil jete

Destinacioni që shpërblen 'udhëtarët e mirë'

Destinacioni që shpërblen 'udhëtarët e mirë'

Pavarësisht se është shtëpia e më pak se 20,000 banorëve, Republika e Palau po ndërmerr një lëvizje të madhe për të ruajtur planetin.

Destinacioni që shpërblen 'udhëtarët e mirë'

Jo vetëm që vendi – i përbërë nga më shumë se 300 ishuj në Paqësorin Jugor – miratoi kushtetutën e parë anti-bërthamore në botë në 1979, por ai zbatoi gjithashtu “Betimin e Palau -s në dhjetor 2017, i cili kërkon që vizitorët ndërkombëtarë të nënshkruajnë një vulë premtimi në pasaportat e tyre ku u premtojnë fëmijëve të Palau-s se do të ruajnë dhe mbrojnë ishujt.

Tani, ndërsa arkipelagu i hapet turizmit sërish pas dy vitesh të gjata bllokimi, një program i ri i quajtur Ol'au Palau po ofron një iniciativë të parë botërore të "gamifikimit" të turizmit të përgjegjshëm, ku udhëtarëve do t'u ofrohen përvoja ekskluzive bazuar në mënyrën se si ata trajtojnë mjedisin dhe kulturën, jo nga sa shpenzojnë.

Destinacioni që shpërblen 'udhëtarët e mirë'

Programi, i menaxhuar nëpërmjet një aplikacioni të personalizuar që do të lançohet në muajt e ardhshëm, u ofron pikë atyre që e trajtojnë kombin-ishull me butësi dhe respekt duke marrë vendime të qëndrueshme, si mbrojtja e natyrës, duke vizituar vende të rëndësishme kulturore dhe duke ngrënë ushqim vendas.

Tiranapost.al