‘Deri në përqafimet tona të ardhshme…’ Mesazhi prekës i djalit të Vjosa Berishës

E Shtunë 25 Qershor 2022, 11:03
TiranaPost
Leka, djali i regjisores dhe producentes Vjosa Berisha, që u nda nga jeta pas muajve që luftoi me kancerin, ka postuar një album fotosh, më së shumti nga fëmijëria.
Përmes tij e ka dhënë lamtumirës nënës teksa shkruan: "Deri në përqafimet tona të ardhshme. Të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej Ota”, ashtu siç i thërriste.
Kur Vjosa rrëfeu për sëmundjen e saj në podcastin me Mira Kazhanin, ajo tregoi se djali i saj tashmë është burrë dhe se ishte një nga mbështetjet e saj më të mëdha.