Stil jete

Dallimet midis rrobave të lira dhe të shtrenjta që shitësit nuk do t'jua tregojnë kurrë

Dallimet midis rrobave të lira dhe të shtrenjta që shitësit

Çmimi nuk është gjithmonë një tregues i cilësisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për blerjen e rrobave. Ndonjëherë gjërat e blera, qoftë edhe në vintage mund të vishen me vite, ndërsa një produkt i blerë në një markë luksoze mund të dalë shpejt nga përdorimi.

Prekeni me dorë

Mundohuni të përqendroheni në densitetin dhe peshën kur zgjidhni veshje të thurura. Teknologët e qepjes përdorin një term të veçantë të quajtur "dendësia", e cila matet për sa gram peshon 1 metër katror. Sa më i lartë të jetë ky tregues, aq më e shtrenjtë është pëlhura.

Kontrolloni prerjen dhe qepjen

Edhe nëse nuk je ekspert mund t`i kontrollosh tegelat dhe sidomos pjesën e brendshme të rrobave. Tegelat duhet të jenë të dendur në mënyrë që rrobat të rrinë më mirë në trup.

Kontrolloni xhepat

Një prodhues i mirë i qep xhepat anësorë të xhaketave. Kjo bëhet për t`i dhënë pamje më të mirë. Xhepat që janë të qepura nuk varen ose nuk fryhen.

Merrni një pecetë me vete

Për ta provuar bojën e rrobave merrni një pecetë të bardhë të lagur dhe fërkoni pëlhurën. Nëse del boja e kupton vetë se sa e lirë është. Edhe nëse kushton shumë, nuk ia vlen.

Mbaji erë

A keni vërejtur ndonjëherë që disa dyqane, veçanërisht ato të dorës së dytë, kanë një erë të caktuar? E gjitha kjo për shkak të formaldehidit. Është një gaz organik me erë të pakëndshme. Me ndihmën e tij, dyqanet dezinfektojnë rrobat dhe parandalojnë shfaqjen e mykut në gjëra. Një sasi e madhe e formaldehidit është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë alergji. Sidoqoftë, mos u frikësoni, aroma zhduket pas disa larjesh.