Stil jete

Dalina Buzi, për eksperiencën e saj në SHBA: Çfarë më tmerron mua nga ai vend

Dalina Buzi, për eksperiencën e saj në SHBA: Çfarë

Sulmi me armë në një shkollë në Teksas, ku u vranë 19 fëmijë nga një 18 vjeçar është i disati që ndodh në Amerikë. Eshtë një problem i madh social i SHBA-ve, dhe që trondit vlerat e jetës. Gazetarja Dalina Buzi, e cila ka studiuar në Amerikë sjell në një shënim dhe në një video podcast eksperiencën e saj dhe defektin më të madh që Amerika ka, sipas saj.

Dalina Buzi, për eksperiencën e saj në SHBA: Çfarë

“Sa herë që një i ri hyn në shkollë dhe qëllon me armë në SHBA, një tjetër i ri diku i mbyllur në dhomën e tij në një qytezë të qetë mban shënim. Kjo më tmerron mua në atë vend. Dhe nuk është problemi tek armët. Kanë pasur fëmijët këtu në `97-ën armë të gjithë nëpër shtëpira, por përveç plagosjeve sporadike nga pakujdesia apo gjaknxehtësia, askush nuk gatoi me javë me radhë një plan aq malinj për të ekzekutuar 10-vjeçarë! Të arrish të planifikosh një makabritet të tillë, nis me një mendje problematike, me një karakter asocial, me një kulturë ekstremisht individualiste dhe me një frymë kategorizimi që është mbytëse për të riun. Mbaj mend kur shkova andej në gjimnaz, ‘I couldn fit in’. Nëse je me sportet, duhet të vishesh e të sillesh në një Iloj mënyre, nëse je me artistët duhët të vishesh e sillesh në një lloj mënyre. Ose je me grupin e matematikës/kompjuterave, ose je me grupin e aziatikëve, ose je me ata që pijnë bar ose ose...Në atë vend ku liria individuale ngrihet në qiell, ka aq shumë skematizma dhe mendjengushtësi në gjykim karakteri, sa ata që janë të dobët dhe me familje problematike; izolohen se nuk e gjejnë veten. Edhe CANCEL CULTURE është fatkeqësi e ardhur nga ai vend. Dëshira për të kanceluar një individ nëse nuk është si "ne" ka vrarë shumë njerëz shpirtërisht. Më vjen tmerrësisht keq për drama të tilla dhe akoma më keq që debate përfundon vetëm tek armët. Aksesi te armët është qesharak dhe padyshim që duhet rregulluar me ligj, po në atë vend duhet të ridiskutohet FAMILJA. Aty është kriza më e madhe!”, shkruan Dalina.

View this post on Instagram

A post shared by Dalina Buzi (@dalinabuzii)

Kurse në videon e gjatë sqaruese – që premton se do ta bëjë çdo javë me nga një temë të caktuar – tregon sesi shoqëria atje i kategorizon njerëzit.

“Ti nuk mund të jetosh me prindërit 21 vjeç. Si jeton ti me prindërit? Bëhet shaka tek Friends, tek çdo serial me këtë. Ti s`mund të flasësh me mamin në telefon. “Oh, my mom is calling me…”, shton Dalina që e lë temën të hapur për diskutim.

Në ngjarjen e djeshme në Teksas u vranë 19 fëmijë, një mësues dhe roja i shkollës. Për vrasësin Salvador Ramos u tha se ishte bullizuar gjatë viteve të shkollës se ishte i varfër.