Stil jete

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Lëkura është shtëpia e rreth 1.5 trilion mikrobeve. Jo të gjitha janë të këqija për trupin tonë, madje disa janë jetike për shëndetin. Ndaj nuk kemi përse ta lajmë me sapun çdo pjesë të trupit. Disa kanë nevojë patjetër, të tjera jo.

Më poshtë gjen të gjitha pjesët e trupit që ndoshta i ke larë gabim deri tani.

Këmbët

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Ato janë një nga pjesët kryesore të trupit që duhen larë me sapun. Disa e neglizhojnë për të mos u përkulur dhe me idenë që shkuma shkon drejt tyre. Këmbët mund të krijojnë kallo, ca nga shapkat apo sandalet, ca nga mungesa e ajrimit kur vesh atlete e ca nga djersa. Ndaj është shumë e rëndësishme jo vetëm rë lahen çdo ditë me sapun, por të përdoret edhe guri që është krijuar enkas për t`i fërkuar.

Pjesa pas qafe

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Nëse bën palestër rregullisht, ose nëse thjesht ke flokë të gjatë, kjo është në ndër zonat me më shumë baktere.

Sytë

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Me shumë mundësi sytë i lan me ujë e me sapun, si një fëmijëri. Po ja që nuk është ide e mirë sepse dëmton kornenë dhe sklerën. Lotët janë pastruesi më i mirë i syve, ose lotët artificial, produkt që shitet në farmaci. Nëse do t`i lash patjetër me shampo, mund të përdorësh pa frikë ato bebeve.

Ijët

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Zona e ijëve mban jo vetëm baktere, por edhe aromë të pakëndshme, ndaj duhet larë me sapun.

Poshtë thonjve

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Mikrobet nën thonj bëjnë festë. Ndaj duket një nga ato që pastron veshët, pak e lagur me ujë e sapun për të depërtuar poshtë thonjve. Vetëm kështu mund të largosh gjithçka që gjendet brenda tyre. Larja e duarve nuk mjafton.

Krahët dhe këmbët

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Nuk është e nevojshme t`i lash çdo ditë. Këto pjesë të trupit, laji me sapun kur bëhen pis. Se duke qenë se nuk prodhojnë shumë yndyrë, larja e shpeshtë do ta thante lëkurën dhe do ta irritonte.

Radha e larjes duhet të jetë kjo:

Cilat pjesë të trupit duhen larë me shampo e cilat jo?

Shampo në flokë, shpëlajeni atë, vendos zbutësin, laj trupin dhe më pas shpëlaje zbutësin dhe trupin në të njëjtën kohë.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al