Stil jete

Cila është gjëja e parë që J.Lo bën çdo mëngjes?

Cila është gjëja e parë që J.Lo bën çdo

“Djersij”. Kështu shprehet J.Lo kur i kërkohet të tregojë sekretin e një trupi në formë përjetë.

53 vjeçarja ka një etikë stërvitjeje nga e cila nuk heq dorë për asgjë në botë. Pavarësisht orareve të ngjeshura apo angazhimeve që mund të ketë, çdo mëngjes nuk e nis ditën pa bërë ushtrimet e saj, pa djersirë dhe pa i bërë trupit të saj shërbimin që kërkon.

“Nuk është sekret që stërvitja është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Është edhe një faktor motivues”, shprehet J.Lo.

Këshilla e saj e qartë vjen si një goditje për këdo që e nis ditën me përtim dhe jo vetëm që nuk bën ushtrime, por heq dorë edhe nga të ecurit në këmbë.