Stil jete

Chiara Ferragni nën hetim për mashtrim

Chiara Ferragni nën hetim për mashtrim

Për blogeren e famshme italiane nuk do të jetë vetëm halli i imazhit dhe humbjes së kontratave dhe ndjekësve. Për të tashmë ka nisur edhe hetimi për mashtrim.

Alessandra Balocco , presidente dhe CEO e kompanisë që prodhon Balocco pandoro, është gjithashtu nën hetim së bashku me të. Kjo është ajo që thotë Zyra e Prokurorit të Milanos.

Tani Chiara Ferragni, si Alessandra Balocco dhe menaxherët e tjerë të kompanive, do të dëgjohen së shpejti nga prokurori për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Për operacionin tregtar, dy kompanitë e Ferragni (Fenice dhe The Blonde Salad TBS Creë) u gjobitën nga Antitrust për pak më shumë se një milion euro në total dhe Baloço për 420 mijë euro.

Chiara Ferragni ka reaguar lidhur me këtë duke thënë: Jam e qetë sepse kam vepruar gjithmonë me mirëbesim dhe jam e sigurt se kjo do të dalë nga hetimet që janë në vazhdim. Unë kam besim të plotë në veprimtarinë e gjyqësorit dhe menjëherë jam vënë në dispozicion me avokatët e mi për të bashkëpunuar dhe sqaruar çdo detaj të asaj që ka ndodhur”, thuhet në shënimin e blogeres.