Botuesja Arlinda Dudaj kuptoi gjatë vizitës në Amerikën Latine çfarë i kish frymëzuar shkrimtarët atje

Ajo ka përkthyer e sjellë në shqip prej dekadash autorë si Isabelle Alende, Luis Sepulvesa, Neruda etj. Por gjatë një udhëtimi në Kili dhe Bolivi, botuesja Arlinda Dudaj, kuptoi arsyet e shkëlqimit të këtyre autorëve, çfarë ka në këto vende kaq frymëzuese dhe pse pajisesh me atë që quhet realizmi magjik.
“Chile-Bolivia trip (part 1)… Një jetë të tërë lexova dhe më pas botova shkrimtarë latino- amerikanë. Gjithnjë më vinte pyetja se nga vallë buronin tërë ato rrëfime magjike, dhe gjatë këtij udhëtimi syhapës eca nëpër këto terrene të pabesueshme dhe kuptova shumë gjëra. Isabel Allende, Luis Sepulveda, Gabriela Mistral, Pablo Neruda e shumë të tjerë janë rritur në këtë tokë dhe ajo i ka ushqyer me dashurinë, vuajtjen, kompleksitetin, varferinë, pasurinë dhe realizmin magjik, i cili ndeshet në çdo hap dhe kapet me sy të lirë”, shkruan botuesja Arlinda Dudaj.